Rreth SOMEG
Someg është në treg që nga viti 1993, me një pervojë 30 vjeçare në fushën e prodhimeve të brumit dhe pastiçerise, tashmë me një rrjet dyqanesh në Tiranë dhe një punishte pastiçerie të standartit europian.
Ne dyqanet tona do të gjeni bukën më cilësore në treg. Kjo në sajë të teknologjisë së lartë dhe miellrave cilësorë të firmave më të mira europiane si Lesaffre, Martin Braun Group, Ireks, Puratos, Zeelandia, etj.
Në dyqanet tona do të gjeni prodhime fast food-i të freskëta dhe cilësore si: pica, calzone, sandwich, hamburger, byrek dhe molto.
Prodhojmë ëmbëlsira të të gjitha llojeve nga ato tradicionale deri në ato më të rejat e kohës. Jemi gjithmonë pranë jush në gëzimet tuaja familjare me torta të personalizuara.
Besoni në profesionalizmin tonë!
Eksperienca e gjatë në treg na motivon t’i transmetojme konsumatorëve tanë produktet më të mira me standarde europiane.